Banorët e Unazës së Re kanë një mesazh për Gramoz Ruçin

Banorët e Unazës së Re i kujtuan pas 28 vitesh kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, vrasjet e 2 prillit në protestën e Shkodrës. Ata u shprehen se nuk e mendonin që pas kaq shumë vitesh ai do të kishte po të njëjtat bindje në parlamentin shqiptar. Ndërkohë disa nga protestuesit, janë thirrur në komisariat nën pretendimet se kanë kryer akte dhune në protestën e 16 shkurtit, por edhe për faktin se kanë shkuar në shtëpinë e kryeministrit në Surrel. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për t’i ndalur duke u dërguar herë pas herë fletëthirrje, ata shprehen se nuk tremben dhe se do të kërkojnë në çdo mënyrë të drejtat e tyre.

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka qenë si çdo pasdite në përkrahje të banorëve duke i bërë thirrje të bashkohen përpara parlamentit në protestën e 21 shkurtit. Ai komentoi edhe anulimin e seancës parlamentare të së enjtes nga Gramoz Ruçi, duke deklaruar se kryeministri ka frikë nga përballja me qytetarët.

Pas më shumë se 3 muajsh proteste të pandërprerë, banorët e Unazës së Re shprehen se nuk do të ndalen derisa projekti korruptiv të anulohet plotësisht në mënyrë zyrtare dhe të ligjshme.

%d bloggers like this: