Athina sot vendos, Maqedonia e re në NATO, protokolli në parlamentin grek

Maqedonia e Veriut që prej dy ditesh tanimë ka përfaqsinë e sajë në NATO pret këtë të premte që  edhe Greqia të ratifikojë protokollin për anëtarësimin e saj në Alënacën Veriatlantike. Votimi i sotëm në parlament i këtij protokolli shënon edhe fundin e kontestimit  të thuajse tre dekadave për emrin. Sipas autoriteteve Maqedonia menjëherë pas këtij  ratifikimi do të ndryshojë emrin e shtetit.  Ky votim vjen dy ditë pasi 29 ambasadorë të vendeve anëtare të NATO-s nënshkruan në Bruksel anëtarësimin e Maqedonisë së veriut në aleancë si dhe pas ratifikimit të këtij pakti nga parlamentet e të dyja shteteve. Greqia ka kundërshtuar emrin e Maqedonisë, që prej vitit 1991 kur kjo e fundit fitoi pavarësinë e saj me argumentin se emri Maqedoni shfaq pretendimet për një tërritor grek me po këtë emër.

%d bloggers like this: