Anëtarësimi në Aleancë, ngrihet në Shkup flamuri i NATO-s, Ivanov e injoron

Flamuri i NATO-s u valëvit këtë të martë për të parën herë edhe në Shkup, gjatë një ceremonie ku mori pjesë kryeministri dhe kabinenti i tij qeveritar, përfaqësuesi i Aleancës në shtetin më të ri anëtar, por ku mungoi kreu i shtetit dhe lideri i opozitës.
Në Shkup, para selisë së qeverisë u ngrit këtë të martë flamuri i NATO-s, duke zytarizuar kështu anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancën ushtarake më të fuqishme të botës.

Të pranishëm në ceremoni ishin kryeministri maqedonas Zoran Zaev, shefi i zyrës së NATO në Shkup dhe i gjithë kabineti qeveritar.
Na fjalën e rastit kreu i qeverisë Zaev foli për sfidat e reja që e presin vendin pas kapërcimit me sukses të procesit për emrin e ri. “Vendi ynë është në rrugë të drejtë të progresit. Pritëm me dekada por u kthyem në autostradën e Evropës. Tani e tutje do të jemi pjesë e Aleancës më të fuqishme në botë. Uroj qytetarët e Maqedonisë, sepse merita e tyre është e madhe”, tha ai, teksa falenderoi edhe kolegun e tij grek Aeksis Cipras, bashkë me të cilin siç u shpreh ai “gjetëm një zgjidhje e cila do të shërbejë edhe për shumë kolegë tanët në Ballkan”.

“Maqedonia e Veriut nuk do të ketë zgjedhje tjetër përveç që të ketë bashkëpunim dhe miqësi me të gjithë fqinjët. “Na pret një punë e madhe në zbatimin e reformave”, u shpreh Zaev.
Asnjëherë s’ka qenë më afër anëtarësimi ynë në familjen e madhe evropiane”, tha ai. “Ballkani i duhet Evropës. Anëtarësimi në BE nuk është qëllimi ynë i fundit, por evropianizimi i shoqërisë sonë që është një proces shumë më i gjatë. Gjeneratat e reja do të jenë evropian pa komplekse”, shtoi kryeministri.
Gjatë kësaj ceremonie ra në sy mungesa presidentit të shtetit Gjoirge Ivanov, liderit opozitar Hristijan Mickosvki dhe e kreut i BDI –së Ali Ahmeti.

%d bloggers like this: