11 vjetori i pavarësisë/ Patriotizmi, dhe Thaçi e ka një ditë, flet për genocidin

11 vite nga shpallja e pavarësisë, integriteti territorial i Kosovës mbetet i rrezikuar, pasi ky pervjetor kaa nee sfond tendencen per tkurrje kufijsh , qe nga ideatoret konsiderohet si kembim teerritoresh. Dy vjet pas miratimit demarkacionit me malin e Zi , te cilit iu fal territori në këmbim të liberalizimit të vizave, Kosova mbetet përballë premtimeve boshe nga BE, ndërsa Serbia me të cilën po dialogon tani Hashim Thaçi e ka fituar betejën me perëndimin. Megjithatë liderët në Prishtinë festojnë. Dhe qytetarët festojnë gjithashtu megjithëse shumica në këtë vend dhe në Shqipëri janë shprehur në mënyrë unanime kundër ndryshimit të kufijve, tezë e cila mbështetet hapur dhe presidenti Thaçi dhe kryeministri Rama, i cili dhe ai ishte pjesë e delegacionit në festimet për pavarësinë.
Presidenti Thaçi në këtë përvjetor të pavarësisë, shfaqi imazhin prej patrioti duke i kujtuar serbëve genocidin, spastrimin etnik si dhe masakrat e shumta e kryera në Kosovë. “Këtë vit, do të marrim edhe një vendim tjetër strategjik për të ardhmen e vendit tonë, duhet të arrijmë marrëveshje paqësore me Serbinë, po harruar të shkuarën, ka thënë presidenti i tezës së ndryshimit të kufijve, gjatë seancës solemne të parakalimit të Ushtrisë.
Edhe nëse vendimet janë dukur të vështira dhe të rënda, historia ka treguar se kanë qenë vendime të duhura për Kosovën, mbetet thelbësore të ruajmë partneritetin me aleatet ndërkombëtarë. Për këtë do të jemi mirënjohës.
Ndërkohë kryeministri Haradinaj në seancën solemne në 11 vjetorin e pavarësisë, ka deklaruar se institucionet e Kosovës janë të interesuar për njohje reciproke me Serbinë në kufijtë ekzistues.
“Të gjithë ne do të punojmë për konsolidimin e shtetit tonë. Do të punojmë për marrëdhënie të mira me fqinjët, me të gjithë. Jemi të interesuar për një marrëveshje tanimë të ditur e të quajtur obligative për njohje reciproke me Serbinë në kufijtë ekzistues dhe njëkohësisht jemi të interesuar për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO dhe BE”, ka thënë ai.
Haradinaj, ka thënë se shqiptarët në Ballkan janë popull që kanë kontribuar për Ballkanin por edhe janë popull që kanë paguar çmim në të gjitha proceset, por edhe sot janë kontribuues të paqes.
Lideret drejtues të Prishtinës vijuan me homazhet në nderim të protagonistëve që dhanë jetën për mbrotjen dhe lirinë e vendit, duke e nisur me vendosjen e kurorave dhe luleve në shtatoren e Presidentit Ibrahim Rugova për të vijuar më pas me nderimet në Kompleksin Memorial të Familjes Jashari në Prekaz. Në vazhdim kryeministri Haradinaj priti edhe një delegacion prej 17 anëtarësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të kryesuar nga Senatori James Inhofe. Pjese e aktiviteteve me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ishte parakalimi i trupave të Forcave të Sigurisë në sheshin Nënë Tereza të Prishtinës. Në këtë përvjetor nuk kanë munguar as protestat pasi përfaqsues të organizatave studentore marshuan në shenjë pakënaqësie për vonesën e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

%d bloggers like this: