Vendimi i Urdhërit të Stomatologut, Spahia: I paprecedentë, dentistët të mos e zbatojnë!

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Urdhrit të Stomatologut për përcaktimin e çmimit të 13 shërbimeve, duke e cilësuar atë  të paligjshëm dhe korruptiv. Nënkryetar i komisionit parlamentar të shëndetësisë Bardh Spahia, iu bëri thirrje  të gjithë stomatologëve të mos zbatojnë vendimin e paprecedentë dhe akuzon qeverinë për heshtjen ndaj këtij akti abuziv.

“Presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Nikollë Deda, kandidati për deputet i Edi Ramës në Pukë,  urdhëron dentistët të rrisin gati dyfish çmimet për 13 shërbime. Janë shërbimet që kryejnë më së shumti qytetarët, përfshirë edhe mbushjen e dhëmbëve, vënien e protezave dhe deri tek ndërhyrjet kirurgjikale. Kjo është në shkelje të plotë të ligjit për Urdhrin e Stomatologut, i cili nuk i jep asnjë të drejt të vendosë çmime për shërbimin që dentistët u japin qytetarëve. Qeveria është përgjegjëse, sepse ka heshtur pas këtij urdhri të paligjshëm, korruptiv dhe abuziv. Ministria e Financave është informuar zyrtarisht që lista e çmimeve të reja të paligjshme të zbatohet në kasat fiskale, por nuk ka bërë asgjë për ta kundërshtuar. Po kështu Ministrja e Shëndetesisë, e cila është e zënë me propagadën e shëmtuar për të paraqitur spitalet e Shqipërisë si spitalet e zvicrës, ka mbyllur një sy për urdhrin e paligjshëm që bie në kurrizin e çdo shqiptari” shprehet përfaqësuesi i opozitës në deklaratën e tij./Shijaktv.al

%d bloggers like this: