Siguria, Shqipëria si Ukraina në luftë, klasifikimi e nxjerr të fundit

Shqipëria është vend i 4-t më pak i sigurtë në Europë,  duke lënë pas vetëm Rusinë, Ukrainën e Turqinë, kjo e fundit e përfishirë prej vitesh nga një valë destabiliteti e pasigurie publike. Treguesit, që në fakt flasin për një gjendje alarmante të sigurisë në vendin tonë, ishin pjesë e indeksit global të sigurisë 2019, publikuar nga revista “Global Finance”. Raporti bazohet mbi kritere si siguria personale, lufta dhe paqja, si dhe fatkeqësitë natyrore. Ndërsa në renditjen rajonale Shqipëria renditet akoma më keq, duke u pozicionuar e fundit. Në nivel global, jemi vendi i  69-të ndër 128 shtete në indeksin global të sigurisë 2019. Situata e sigurisë në Shqipëri ka pësuar përkeqësim të theksuar, pasi vitin e  kaluar, vendi ynë renditej në vendin e 52-të në botë, çka përkthehet në 17 pozicione rënie në klasifikim. Madje një vit më parë, Shqipëria linte pas në renditje vende si Serbia, Franca, Qipro, Mali i Zi dhe Mbretëria e Bashkuar. Ukraina ndërkohë është një vend në konflikt ende të hapur ushtarak.  Maqedonia, Serbia dhe Bosnje Hercegovina klasifikohen dukshëm mirë se vendi ynë në këtë renditje. Sipas indeksit tre vendet më të sigurta në botë janë Islanda, Zvicra dhe Finlanda, ndërkohë që në ekstreimin tjetër të renditjes janë: Guatematala, Jemeni dhe Filipinet./Shijaktv.al

%d bloggers like this: