Nëse java e punës bëhet 4 ditë e paga s’ndryshon a do të reduktohej papunësia?

Skema e jashtëzakonshme: Nëse java e punës bëhet 4 ditë e paga s’ndryshon a do të reduktohej papunësia?

Propozimi i parë ligjor rajonal arrin nga Emilia Romagna dhe firmosur disa muaj më parë nga Piergiovanni Alleva, profesor i së drejtës së punës në Universitetin e Bolonjas dhe aktualisht këshilltar rajonal.
Drafti me 5 nene synon që të reduktojë numrin e të papunëve duke shpërndarë sasinë e punës në një numër më të madh punonjësish. “Llogaria e bërë është që për çdo 4 punonjës që reduktojnë orarin të mund të punësohet një person i ri”. Kalohet nga 5 në 4 ditë në javë por paga nuk ndryshon.

Instrumenti i menduar nga Alleva për të bërë rishpërndarjen e ngarkesës së punës është “kontrata e solidaritetit ekspansiv” e njohur edhe në vitet ’80. Bëhet fjalë për kontrata të nivelit të dytë për t’u nënshkruar kompani pas kompanie, në të cilën punonjësit aderojnë mbi baza vullnetare.

“Punonjësit që do të duhet të reduktojnë orarin do të humbisnin 20 % të pagës”. Për ta bërë të aplikueshme kontratë, në fakt zgjidhja është kompensimi përmes lehtësive fiskale ndaj kompanive por edhe ndaj punonjësve në rastin e pagesave të çerdheve apo të shpenzimeve të tjera. në këtë skema, kompanitë jo vetëm që nuk humbasin por edhe përfitojnë.

Krahas lehtësive fiskale, kompanitë do të përfitonin edhe shtimin dhe rigjenerimin e stafit të tyre. “Për 40 mijë punonjës që pranojnë reduktimin e orarit të punës do të mundësohej punësimi i 10 mijë të rinjve dhe shpenzimi do të ishte 20.8 milionë euro” shprehet ai.

A do të ishte realisht kjo zgjidhja për problemin e papunësisë ?

Lini Nje Koment