Lleshaj shkeli Kushtetutën, Vokshi: Komisioni e thërret përsëri

Lleshaj shkeli Kushtetutën, Vokshi: Komisioni e thërret përsëri

Vokshi publikon përgjigjen refuzuese të Ministrit të Brendshëm për Interpelancë për studentët. Opozita nuk heq dorë.

Kur “Paradhoma” nuk informon “Prapadhomën”

Ministri i Brendshëm Lleshaj, në shkelje të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit,refuzoi sot të paraqitej në Komisionin e Arsimit në një Dëgjesë Urgjente, për të raportuar për dhunën e ushtruar ndaj Studentëve nga Policia e Shtetit. Kërkesë kjo e bërë nga Deputetët e Opozitës në Komision.

“Paradhoma” njoftoi që “prapadhoma” nuk vjen se ka gjëra më të rëndësishme se Studentët apo të raportojë para Kuvendit.

“Paradhoma” si duket nuk e kishte informuar “Prapadhomën” që paraqitja para Komisionit ishte e drejtë Kushtetuese…

Opozita dërgoi sot një kërkesë tjetër, Ministri Lleshaj duhet të paraqitet në Komision javën që vjen.

Lleshaj shkeli Kushtetutën, Vokshi: Komisioni e thërret përsëri

Lini Nje Koment