Libri gjerman trondit Shqipërinë/ Ja si Edi Rama pastronte paratë e ISIS dhe Al Kaedës

Partnerë kriminelë në aleancë strategjike” është një libër që fokusohet tek lidhjet e Mafies Shqiptare me Shtetin Islamik (DAESH) nga Botimet për Shkencat Policore në Frankfurt (organ i policisë federale gjermane) dalë në qarkullim para dy javësh dhë që fajëson kryesisht qeverinë Rama për mundësimin e larjes së parave në shkallë masive nga dy grupimet e    mësipërme. Autorët Arthur Hartmann, Trygve Ben Holland dhe Sarah Holland japin shembuj të investiguar se si DAESh përdori struktura mafioze shqiptare për të shitur ligjërisht në Evropë e ShBA naftë bruto të 15 anijeve tanker. Edhe pse Shqipërisa nga vitit 2014 mori statusin e kandidatit për në BE kontrollet  e transaksioneve financiare mbeten  joefektive, kontot bankare çelen pa verifikimin e duhur dhe xhunga e lojrave të fatit mund të fshehë gjërat. Shpërthimi masiv i kultivimit e tregtimit të kanabisit dhe kalimi në drogat e rënda po ndodh pavarësisht nga ndihma ndërkombëtare. Rasti Tahiri Ministër i Brendshëm 2013-2017 i akuzuar për favorizim të narkotrafikantëve eshtë evident sa që eurodeputeti Manfred Weber, i cili pritet të zëvendësojë Jean Claude Juncker në krye të Komisionit Europian dhe kancelarja gjermane Merkel trysnuan kryeministrin Rama që ky të hiqte proteksionin mni Tahirin. Por edhe ministri i brendshem suksesor  Xhafaj pati probleme në këtë aspekt ndonëse jo të përmasave të Tahirit.

Autorët japin shembuj të ndryshëm se si megjithë rigorozitetin e ligjeve të reja forcat lokale fusin nga penxherja atë që dje hynte nga dera. Ngjyrime satirike shfaqen në bisedën me një deputet të mazhorancës qeverisëse,  cili nuk ka dëgjuar kurrë për këto probleme për të cilat ” nëse ekzistojnë atëhere fajin e ka Perëndimi”. I njohur rezulton edhe rasti i ABI Bank, licensimi i së cilës u konsiderua jotransparent nga institucionet financiare ndërkombëtare si FMN etj. Autorët shënojnë se megjithe praninë në Shqipëri të celulave të AL Kajdas më herët e e të DAESHit aktualisht nuk ka radikalizim fetar në shoqerinë shqiptare e cila është gjysëm muslimane. Gjithashtu Mafia Shqiptare nuk ka afërsi ideologjike me DAESHin por kur mundet operon me të thjesht për të maksimizuar fitimin financiar.

Ku libër pati jehonë në Gjermani dhë për të ka shkruar edhe e përditshmja kryesore Frankfurter Allgemeine Zeitung./Shijaktv.al

%d bloggers like this: