Kush po i kërcënon studentët e ngujuar?

Kush po i kërcënon studentët e ngujuar?

Studentët e fakultetit të drejtësisë janë të vendosur të mos dorëzohen pavarësisht se gjenden përballë presionit dhe kërcënimeve për të shuar protestën e tyre.

Thirrjet që ata i kanë drejtuar dekanit Artan Hoxha për t’u bashkuar me ta nuk kanë mjaftuar, pasi ky i fundit nuk është bërë palë më studentët por kundërshtar i tyre. Në këto kushte, pak ditë më parë në një konferencë për media, Hoxha i kërkoi ministres ambiente për të zhvilluar mësim. Ka mjaftuar një telefonatë mes Hoxhës dhe Shahinit për t’u vendosur që ata studentë që duan mësim do e zhvillojnë në ambientet e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, në orën 14:00.

Studentët e ngujuar deklaruan se po kërcënohen vazhdimisht. “Është fakt i vërtetuar se ne kërcënohemi në rrjetet sociale, por edhe me numra. Na akuzohen edhe familjet. Në orët e vona të natës na kërcënojnë në telefon, na thonë dilni nga ngujimi. Të vazhdosh mësimin tek Petro Nini nuk është zgjidhje, por mos zgjidhje. Gjimnazi nuk i ka kurrë kapacitetet e duhura, kësaj i thonë t’i shmangesh përgjegjësive”,- tha një student i cili proteston që në datën 5 dhjetor.

Të rinjtë e ngujuar do të presin qëndrimin e pedagogëve deri më 1 shkurt, pastaj do të marrim masat masa të tjera.

Lini Nje Koment