Kosovë, 20 vjet pa drejtësi, ndërkombëtarët heshtin

Kosovë, 20 vjet pa drejtësi, ndërkombëtarët heshtin

Si sot 20 vite më parë mëngjesin e 15 janarit, forcat serbe të sigurimit vranë 45 civilë shqiptarë në Reçak në Komunën e Shtimes, masakër kjo e cila tronditi botën dhe bëri kthesë në diplomacinë ndërkombëtare. Edhe sot, ambasadori Wiliam Walker vazhdon ta cilësojë këtë ngjarje si krim kundër njerëzimit. Madje, masakra e Reçakut shërbeu si pikë kthesë për luftën dhe çlirimin vendit. Ndër shumë të pranishëm në homazhet për nderimin e të rënëve ishtë edhe kryeministri Ramush Hasardinaj i cili u shpreh se dëshmorët duhet të kujtohen përjetësisht. Gjithashtu kreu i ekzekutivit foli dhe për Gjykatën Speciale me ç’rast deklaroi se Kosova e 17 shkurtit është e paprekshme.

“Sot është dite respekti dhe nderimi për të gjithë te rënët në Reçak, janë qytetarë të Kosovës, civilë, familjarë njerëz që në shtëpitë e tyre janë vrarë në mënyrën më mizore. Mundi gjaku, vuajtjet e popullit tonë nuk kanë me humbur, as nuk kanë me u zhbë, Kosova e 17 Shkurtit është e paprekshme”, tha Haradinaj.
Në homazhe i pranishëm ishte edhe lideri i vetëvendosjes, Albin Kurti që nuk kurseu akuzat ndaj Gjykatës Speciale ku për këtë genocid të kryer nuk është gjykuar asnjë polic apo ushtarak serb. Edhe sot e kësaj dite as drejtësia vendore, as ajo ndërkombëtare nuk kanë vepruar për t’i vënë prapa grilave ata kriminelë të cilët goditën në mënyrën më mizore popullsinë civile të pambrojtur dhe pa armatosur. Gjykata speciale është e padrejtë sepse është një etnike” u shpreh Kurti.

Lini Nje Koment