“Deklarata e Prelës për bashkëshortin, absurde!” Sekretari i PD shpjegon pse kryeprokurorja duhet të largohet

Strukturat e vetingut po veprojne me dy stadarde. Prokurorët dhe gjyqtarët që i shërbejnë politikës kalojnë vetingun pa asnjë problem ndërsa të pambrojturit përjashtohen nga sistemi.  Konstatimi vjen nga Çlirim Gjata sekretari për Çështjet Ligjore ne Partine Demokratike. Duke iu referuar rastit më të fundit, seancës së Donika Prelës në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Gjata risolli në vëmendje deklaratën e saj që pohoi përballë kritikave të përfaqësuesit të ONM-së Theo Jakobs, për evazionin fiskal të bashkëshortit duke e cilësuar këtë si një normalitet në kushtet e Shqipërisë ndryshe nga vendet e BE-së. Një justifikim të tillë të kryeprokurores së Krimeve të Rënda, Gjata e konsideroi absurd. Sipas tij, Prela nuk duhet të qëndrojë në atë detyrë kur brenda shtëpisë së saj është kryer një shkelje e rëndë ligjore. Por ka një arsye pse Donika Prela është aty dhe nuk ka frikë nga vetingu.

Ndërsa prokurorët mbrohen nga politika për shkak se mbajnë mbyllur dosjet e politikanëve të  inkriminuar, biznesmenë të pambrojtur sipas Gjatës arrestohen për abuzim me TVSH dhe gjenden në burg. Janë këto fakte që sipas Gjatës e kanë nxjerrë zbuluar dystandardizimin e organeve të drejtësisë që pretendojnë se kryejnë veting. Gjata ka pak shpresë në veprimin e paanshëm të strukturave të vetingut për rastin Prela, duke pasur parasysh që ajo ka në dorë dosjen e 339 të Vangjush Dakos, zbardhja e së cilës do të kishte pasoja të rënda për qeverinë e Edi Ramës. Përballë një situate të tillë, sekretari për çështjet ligjore tha se megjithatë Partia Demokratike po bën një skanër të plotë të shkeljeve dhe ndërhyrjes së politikës në drejtësi përmes strukturave të vetingut, për zbardhjen e së vërtetës./Shijaktv.al

%d bloggers like this: