Balla nuk heq dorë nga personat e dënuar

Duket se Taulant Ballës i ngjisin fort personat me probleme të shumta me drejtësinë. Në këtë ziafet dashamirës, deputeti socialist Taulant Balla gjendet me një tjetër person të dënuar, A. Veseli. Ai është arrestuar disa herë në disa vende të BE-së, për vepra të ndryshme penale të grabitjes dhe trafiqeve në Itali, Francë, etj. Cila është miqësia dhe afria e politikanit me drekuesin e tij, është një pyetje të cilën vështirë ta marrësh ndryshe, vetëm se nga reagimi i deputetit!

Në njërin nga rastet e ndalimit, Veseli ka qenë bashkë me një tjetër personazh, që sot pretendon të jetë dëshmitar për drejtësinë për një çështje, sa penale aq edhe politike. Balla është akuzuar në mënyrë të përsëritur për kontaktet e tij të papërshtatshme me njerëz të botës së paligjshme. Edmond Bego ka qenë një nga rastet e përmendura si miqësi e ngushtë e Ballës, një biznesmen fitues i shumë tenderave sot, ndërkohë që Bego rezulton të jetë në të shkuarën, pjesë e botës së trafiqeve dhe i dënuar për këtë, vite më parë.

Lini Nje Koment