Shqipëria firmos marrëveshjen me Kosovën

Shqipëria firmos marrëveshjen me Kosovën

Shqipëria dhe Kosova nënshkruan “Marrëveshjen për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, ndërmjet dy vendeve”.

Marrëveshja u firmos në pikën kufitare të Morinës nga Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj dhe homologu i tij nga Kosova, Ekrem Mustafa.

Kjo marrëveshje do të thotë që shtetasit, automjetet dhe mallrat, të cilët hyjnë ose dalin nga territori i palëve, u nënshtrohen kontrolleve të përbashkëta nga autoritetet përkatëse përgjegjëse, vetëm një herë, bazuar në parimin “Një ndalesë, një kontroll”.

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj tha se ky është hapi i parë drejt finalizimit të heqjes së plotë të kontrolleve në kufi.

Lini Nje Koment