Shqipëria mbështet Kubën, voton kundër SHBA-së në OKB

Qeveria shqiptare e drejtuar nga kryeministri Edi Rama ndermerr nje tjeter levizje kunder Uashingtonit dhe politikave te presidentit amerikan Donald Trump. Shqipëria përsëri votoi kundër SHBA-së në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Përfaqësuesi ynë ka votuar pro rezolutës së paraqitur nga Kuba për heqjen e sanksioneve amerikane ndaj saj, ndërsa ka abstenuar për amendamentet e paraqitura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për këtë rezolutë.
Tritan Shehu, deputet i Partisë Demokratike deklaroi se: “Në një diplomaci të menccur e jo të “detyruar” ka edhe mënyra të tjera votimi ose mos votimi, për të shmangur ballafaqimin me aleatin tonë kryesor strategjik si shqiptarë. Në fakt kjo tendencë kundërvënie ndaj ShBA në OKB (jo vetëm aty), për ccështje sigurie shumë larg interesave e influencave tona, për të cilat ne duhet të ndjekim atë vend, në mënyrën më paradoksale e të gabuar është bërë një rutinë në qëndrimet tona në ato organizma”.

Shehu thotë se në këtë mënyrë po dëmtohen interest tona kombëtare dhe gradualisht krijojmë “të ccara” në marrëdhëniet me atë vend thelbësor për ne e paqen në botë, gjë që minimalisht rrezikon të zbehë përkrahjen e ccmuar amerikane ndaj ccështjeve tona madhore.

Vitet e fundit Shqipëria ka votuar disa herë kundër aleatit kryesor strategjik duke lëkundër marrëdhëniet Shqipëri-SHBA dhe mbështetjen që kjo i fundit i jep vendit tonë. Kulmin e refuzimit të politikave amerikane, Rama e arriti me herët, kur votoi kundër zhvendosjes së ambasades izraelite nga Tel Avivi në Jeruzalem. Qeveria shqiptare votoi kundër SHBA në OKB edhe në dhjetor për Konferencen Islamike, e me tej ne Gjeneve kur Shqipëria votoi pro një project-rezolute të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OBK-së.

Lini Nje Koment