Banorët e “Unazës së Re ” përplasen me policinë

Banorët e “Unazës së Re “, po përplasen me policinë, Situata sa vjen dhe tensionohet.
Në mbështetje të banorëve është edhe opozita e bashkuar.

LIVE – Nga Unaza e Re !

Posted by Partia Demokratike e Shqipërisë on Monday, 26 November 2018

ARRSH ndodhet me katër grupe vlerësimi në “Unazën së Re”, gjithashtu punonjësit e ARRSH shoqërohen nga policët e bashkisë. Banorët u bëjnë thirrje të tjerë banorëve që të mblidhen të protestojnë dhe të kundërshtojnë vijimin e punimeve të ARRSH

Banorët kundërshtojnë heqjen e ndriçimit dhe nuk lejojnë punonjësit të veprojnë, pasi sipas tyre ndriçimi është vendosur me taksat e tyre.

“Këto drita janë vënë me taksat tona. Dritat nuk do hiqen se ata duan errësirë totale. Erion Veliaj dhe Edi Rama ta harrojnë se do heqin dritat tek Unaza e Re”- thotë një banore.
Aktualisht punonjësit po qëndrojnë në pritje për të marrë një urdhër nëse duhet të vazhdojnë punën apo do tërhiqen.
Kujtojmë se në orën 17:00 të pasdites së sotme është paralajmëruar një tjetër protestë nga banorët e zonës së Astirit. Nga projekti i Unazës së Madhe preken rreth 317 objekte, shumica prej të cilave do shemben pasi pretendohet se janë pa leje, ndërsa për ata që disponojnë dokumente është premtuar dëmshpërblim.

Lini Nje Koment