Vritet gazetarja, hetonte korrupsionin në Bullgari

Një vrasje makabër tronditi këtë fundjavë opinionin në Bullgari. Një gazetare investigative, e cila hetonte qeverinë dhe kompanitë e mëdha private, për cështjet e korrupsionit dhe mënyrat e shpenzimit të fondeve të Bashkimit Europian, është gjetur e vrarë në një park në qytetin Ruse.

Autoritetet policore raportojnë se gazetarja 30 vjecare, Victoria Marinovas është rrahur brutalisht, përdhunuar dhe më pas është vrarë.

Ministri i Brendshëm bullgar, Mlladen Borisov, udhëtoi drejt qytetit Ruse për të mbikëqyrur hetimet në lidhje me vrasjen e gazetares.

Ndrësa Kreu i Prokurorisë lokle,  tha se cdo opsion është i mundur, ndaj do të hetohet në çdo pistë të mundshme.

I tronditur nga vdekja e tmerrshme e Marionovas,  zëvendëspresidenti i parë i Komisionit Evropian, Frans Timmerman, e cilësoi atë, si gazetaren e radhës që bie në luftën për të vërtetën dhe kundër korrupsionit.

Marinova për shumë vite ka punuar në stacionin televiziv “TVN”, ku ka qenë edhe anëtare e ekipit menaxhues.

Pak muaj më parë, ajo kishte nisë një program investigativ të quajtur “Detektor”.

Marinova është gazetarja e tretë e vrarë në Bashkimin Evropian gjatë 12 muajve të fundit.

Lini Nje Koment