Video-përgjimi, akt i paligjshëm me ekspertizën

Prokuroria ka nxjerrë një akt të paligjshme në lidhje me ekspertizën e audio-përgjimit për çështjen “Xhafa” ku implikohet në afera droge Agron Xhafaj. Lëvizja Socialiste për Integrim nëpërmjet kreut të grupit parlamentar Petrit Vasili tha se organi i akuzës ka pranuar që ekspertiza ka paqartësi.

“Shqiptarët duhet ta marrin vesh se kryeprokurorja e konsideron kryeministrin si palë private, lidhur me ekspertizën për audio-përgjimin. Rama me provat nga privati, por që nuk i dorëzon. Nga një privat që ka bërë një analizë private! Prokuroria thotë se kryeministri ka çuar provën, por që është e paqartë për provën. Prokuroria ka nxjerre nje akt të paligjshem”, tha Vasili.

Sipas Vasilit Prokuroria është vënë në shërbim të plotë të Edi Ramës. Ai kujtoi skandalin e vitit të kaluar kur Rama u bëri thirrje policëve që të lënë kapelet dhe të mbledhin vota për PS. Edhe në këtë rast tha Vasili, prokuroria i mbylli hetimet me justifikimin se Rama ka kërkuar falje në facebook.

Lini Nje Koment