Rritet presioni mbi trajnerin Panuçi, gjashtë lojtarë presin ftesë nga Kombëtarja

Rritet presioni mbi trajnerin Panuçi, gjashtë lojtarë presin ftesë nga Kombëtarja

Si të mos mjaftonin rezultatet e dobëta dhe loja jo bindëse e ekipin kuqezi, tani trajneri Kristian Panuçi përballet me një tjetër ‘çështje’.

Plotë 6 lojtarë nga ekipi Shpresa kanë mbushur moshën 21-vjeç që do të thotë se ata nuk mund të luajnë më me këtë përfaqësuese dhe presin një ftesë në Kombëtaren A.

Futbollistët janë: Qazim Laçi (Ajacio – Francë), Leonard Maloku (Fani – Itali), Taulant Seferi (Uinterthur – Zvicër), Keidi Bare (Malaga – Spanjë), Kristal Abazaj (Anderleht – Belgjikë) dhe Valdrin Mustafa (Kaizerslautern – Gjermani).

Nuk është çudi nëse tekniku italian vendos të ftojë disa prej tyre, duke qenë se ka treguar se nuk është një trajner që nuk i beson një formacioni bazë.

Lini Nje Koment