PE mesazh të ashpër Zaevit: Intensifiko reformat dhe luftën kundër korrupsionit

Në raportin e fundit të Parlamentit Evropian mbi vendet aspirante për integrim në BE-së, eurodeputetët vlerësojnë angazhimin e fortë të vendit për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Przhinos dhe reformat urgjente prioritare.

Ata gjithashtu u bëjnë thirrje autoriteteve kombëtare të intensifikojnë luftën kundër pastrimit të parave dhe konflikteve të interesit, të mbrojnë më mirë gjyqësorin nga ndërhyrjet politike, të sigurojnë pavarësinë e mediave dhe të zgjidhin problemet e mbetura në sundimin e ligjit.

Në këtë dokument gjithashtu flitet edhe për zhvillimet e fundit të vend.

Pas rezultatit të pasigurt të referendumit në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë më 30 shtator 2018 (që kërkonte mbështetje publike për të ndryshuar emrin e vendit në Republika e Maqedonisë Veriore), deputetët e PE nxisin qeverinë në Shkup të bëjë atë që është e nevojshme për ta respektuar Marrëveshjen e Prespës me Greqinë, e cila hap derën për negociatat e pranimit në BE dhe NATO.

Lini Nje Koment