Paralajmërimi i PD, Salianji: Nesër prova që fundosin Ballën

Paralajmërimi i PD, Salianji: Nesër prova që fundosin Ballën

Deputeti Ervin Salianji ka paralajmëruar nxjerrjen e detajeve të reja nga dosja e hetimit mbi çështjen Babale. Nga studio e Shijak televizion ai ka deklaruar se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Drejtori i Policisë së Fierit kanë pasur marrëdhënie të afërta dhe kontakte të vazhdueshme me Fredi Alizotin, personin që pretendohet të ketë imituar zërin e Agron Xhafajt në audiopërgjim. Sipas deputetit demokrat, Taulant Balla, Ardi Veliu dhe efektivët e lartë të Policisë së Shtetit kanë tentuar të blejnë Alizotin për të ngritur alibinë e lidhjeve të këtij të fundit me Partinë Demokratike dhe me Albert Veliun, Babalen.

Ervin Salianji ritheksoi se nga dosja e Prokurorisë mungojë faqe, të cilat sipas tij, janë hequr me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, pasi thellojnë skandalin e drejtorëve të policisë dhe Taulant Ballës. Sipas deputetit, ata kanë kryer vepër të rëndë penale: jo vetëm shpërdorim detyre por pengim të mirëfilltë të drejtësisë.

Lini Nje Koment