Bllofi i Tahirit, kërcënon me Katanian krimet në Shqipëri

Bllofi i Tahirit, kërcënon me Katanian krimet në Shqipëri

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku sot në mesditë u paraqit për të dorëzuar një provë nga Italia.

Takimi i tij, nën shoqërinë edhe të avokatit të tij, Maks Haxhia, nuk ka zgjatur shumë dhe më pas është përballur me gazetarët në derën e Prokurorisë.

Ndonëse u shpreh mjaft i rezervuar, Tahiri tha se ka paraqitur një dokument të rëndësishëm për proçesin e hapur ndaj tij.
“Paraqita diçka që ka rëndësi për proçesin. Do kërkoj mirëkuptimin tuaj, pasi do të dal të jap sqarime pas dy-tre ditësh për çfarë është. Dorëzova një provë që e quajta deçizive”, u shpreh Tahiri.

I pyetur nëse ka frikë se do merret si i pandehur, Tahiri tha:”Jo, nuk kam frikë se do merrem i pandehur. Kam një vit që kam heshtur, prisni edhe ju dy ditë”.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të paraqitet në orën 12:30 të ditës së sotme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Këtë herë, Tahiri ka zgjedhur vetë për të shkuar tek organi i akuzës pasi nuk ka një thirrje nga ana e hetuesve.
Vetë ish-ministri konfirmoi për gazetaren e News24 dhe BalkanWeb, Klodiana Lala, se do të paraqesë prova të reja. Tahiri do të shoqërohet nga avokati i tij, Maks Haxhia.

Kjo lëvizje e ish-Ministrit të Brendshëm vjen vetëm pak ditë pasi gjykata vendosi zgjatjen e hetimeve edhe për tre muaj të tjerë në ngarkim të tij.

Ndërkohë, ditën e shtunë ishte parashikuar një konferencë për mediat e Saimir Tahirit, por që u anulua pas lajmit për dorëheqjen e Fatmir Xhafajt nga posti i Ministrit të Brendshëm.

Lini Nje Koment