NATO nxit dialogun Kosovë-Serbi: Kemi nevojë për një zgjidhje politike

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Aleanca Veri-atlantike e mbështet dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe të gjitha përpjekjet që do të çojnë në uljen e tensioneve.

“Mbështesim fuqishëm dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe të gjitha përpjekjet që do të çojnë në uljen e tensioneve dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Ne kemi nevojë për një zgjidhje politike. Ky është një dialog, të cilin me vëmendje e ndjek Bashkimi Europian, kurse NATO ishte pjesë e nismës që çoi në këtë dialog. Ne vazhdojmë të monitorojmë dhe mbështesim dialogun”, tha Stoltenberg.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s theksoi se respekton vendimin e Serbisë si një shtet sovran që nuk dëshiron anëtarësimin në Aleancë.

Lini Nje Koment