Lorik Cana, lider i kombëtares

Lorik Cana, lider i kombëtares

Loriku Cana është djali i futbollistit të Agim Cana. Ishte babai ai që e frymëzoi atë që të bëhej futbollist. Kishte një talent të veçantë dhe e adhuronte shumë futbollin. Përveç kësaj ka dhe një interest të madh në fushën e arkeologjisë ku dhe po diplomohet, duke e parë si një mundësi angazhimi pas futbollit. Cana e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës në Kosovë te skuadra e Prishtinës. Për shkak të luftës në Kosovë, Loriku dhe familja e tij u larguan për të shkuar në Lausanne, ku qëndruan për nëntë vite. Ai e filloi karrierën e tij duke luajtur si mesfushor mbrojtës. Në vitin 1997, ai u bashkua me skuadrën lokale të Dardania Lausanne, një skuadër amatore e krijuar nga komuna shqiptare e Lozanës, që si trajnerë kishte babain e tij, Agim Cana.

Ai ka luajtur me skuadra të ndryshme të botës.  Në 2003 debutoi me skuadrën franceze, Paris Saint German ku zhvilloi 32 ndeshje dhe shënoi një gol. Më pas ai kaloi në skuadrën e Olimpik Marsiell një ndër skuadrat ku ai arriti kulmin e suksesit të karrierës së tij. Në Marsiell fitoi dhe shiritin e kapitenit si rrejdhojë e një përformance të shkëlqyer që ai dhuroj. Pas Marsiell, Cana ndryshoi shumë skuadra, por kualiteti i tij filloi në rënie dhe mosha filloi të rritet. Ndër skuadrat që ai ka luajtur janë; Sunderland (Angli), Lazio (Itali), Galatasaray (Turqi).

Cana kishte të drejtë për të luajtur për tre kombëtare (Zvicra, Shqipëria dhe Franca), pasi i kishte të tre pasaportat. Por ai zgjodhi të luante për Shqipërinë. Ai u bë pjesë e kombëtares shqiptare në vitin 2003. Debutimin e tij e bëri më 11 qershor të po këtij viti, në moshën 19-vjeçare. Shumë shpejt ai rrëmbeu zemrat e shumë shqiptarëve duke u kthyer në idhullin e tyre. Nuk u bë i njohur vetëm brenda Shqipërisë, por dhe jashtë kufijve të saj. Në kombëtaren shqiptare u bë një kapiten dhe një lider motivues për lojtarët e grupit. Një kapiten që vazhdohet e flitet akoma për figurën e tij.

Lorik Agim Cana (lindur më 27 korrik 1983) ish futbollist i kombëtares shqiptare. Ai është i martuar me arkitekten italiane Monica Cana, martesë prej të cilës kanë një djalë.

 

Lini Nje Koment