Kufijtë nuk preken, Haradinaj: Ideja e Thaçit ka vdekur
Ramush Haradinaj, Kosovo's new Prime Minister and leader of the Alliance for the Future of Kosovo, speaks during the parliamentary session in Pristina, Kosovo, September 9, 2017. REUTERS/Laura Hasani

Kufijtë nuk preken, Haradinaj: Ideja e Thaçit ka vdekur

Vetëm ndonjë skenar incidentesh në veri mund të mbajë gjallë idenë e Thaçit për korrigjim të kufijve. Kështu deklaron kryeministri Haradinaj i cili zotohet se nuk do të lejojë përsëritjen e historive të dhimshme për Kosovën.

Ka “vdekur” apo nuk ka “vdekur” debati për korrigjim të kufijve mes Kosovës e Serbisë, është kthyer tashmë në një tjetër debat të ri në Prishtinë, mes dy prej zyrtarëve më të lartë të shtetit.

Ramush Haradinaj iu është përgjigjur akuzave që i bëri dje presidenti Hashim Thaci, se “një kryeministër serioz nuk flet gjithë kohën për luftëra dhe tragjedi”.

Duke folur në konferencën për shtyp që pason mbledhjet e qeverisë, Haradinaj tha se “E vetmja mënyrë me të cilën do të mbahej gjallë ideja e Thacit për korrigjim të kufijve, është  ndonjë skenar për incidente në veri.

Kryeminustri vijoi të thumbojë ish aleatin e tij  të UCK-së  kur përsëriti  shprehjen se: “Ai që ka vdekur  nuk ngjallet më dhe se cështja e korrigjimit të kufirit ka vdekur”.

Haradinaj tha se nuk ka frikë nga Thaçi se mund t’i rrëzojë qeverinë, pasi sic tha ai, kush flet, nuk vepron.

Lini Nje Koment