Kosova në shengen, Haradinaj: Nuk do eksportojmë azilkërkues

Kosova në shengen, Haradinaj: Nuk do eksportojmë azilkërkues

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka siguruar autoritetet e Bashkimit Europian, se me liberalizimin e vizave, nuk do të ketë valë azilkërkuesish drejt Europës.

Në një takim me krerët e të gjitha institucioneve të fushës së sundimit të ligjit në Kosovë, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të organizmave ndërkombëtar, Haradinaj tha se “nuk do të eksportojmë as azilkërkues, as kriminelë apo pasiguri në Evropë, por qytetarë të ndershëm që duan të jenë të barabartë me qytetarët e tjerë evropianë”.

Sipas tij, në saj të angazhimit të të gjitha institucioneve të Kosovës, fenomeni  ka shënuar rënie, nga 67 mijë azilkërkues në ‘2015, në 2.800 në ‘2018.

Këshilli i Evropës, në korrik të këtij viti, konfirmoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet për liberalizimin e vizave, por vendimi ende nuk ka hyrë në fuqi.

Zv/kryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj, deklaroi pak ditë më parë se “Kosova ka përmbushur 95 kritere, nga 45 që kishin vendet e tjera të rajonit për liberalizimin e vizave, ndaj Bashkimi Evropian duhet t’i japë dritën jeshile lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës”.

Lini Nje Koment