Jep dorëheqjen ekzekutivi i lartë i Google pas akuzave të The New York Times

Jep dorëheqjen ekzekutivi i lartë i Google pas akuzave të The New York Times

The New York Times raportoi se një ekzekutiv i lartë i Alphabet është akuzuar për ngacmim seksual. Richard DeVaul, drejtor i laboratorit të hulumtimit X të Alphabet, është larguar nga kompania.

Ai ishte një prej emrave të përmendur në raportin e prestigjiozes, së bashku me liderin e Android, Andy Rubin, i cili mori 90 milionë dollarë për t’u larguar pavarësisht akuzave.

DeVaul thuhet të ketë thirrur një inxhinier në një intervistë pune, së bashku me bashkëshorten, dhe kësaj të fundit i kishte kërkuar të hiqte këmishën dhe i ishte afruar për t’i bërë edhe një masazh. Në fund inxhinieri nuk u punësua në Google.

Richard DeVaul nuk mohoi akuzat e gazetës, por kërkoi falje.

Lini Nje Koment