Italianët e papunë, përfitojnë 780 euro në muaj nga shteti
epa07060149 Italian Deputy Prime Minister and Minister of Economic Development, Luigi Di Maio speaks during the Italian La7 tv program 'Non e l'Arena', conducted by Massimo Giletti, in Rome, Italy, 30 september 2018. EPA-EFE/FABIO FRUSTACI

Italianët e papunë, përfitojnë 780 euro në muaj nga shteti

Qeveria italiane jep 10 miliardë euro për shtresat në nevojë. Sipas skemës së re të ndihmës ekonomike, një i papunë përfiton deri në 780 euro në muaj. Përfitues do të jenë edhe emigrantët, që jetojne në Itali prej 10 vitesh.

Dhjetë miliardë euro është paketa sociale me të cilën qeveria italiane do t’iu vijë në ndihmë shtresave në nevojë.

Kjo politikë synon mbështetjen ekonomike për ata që jetojnë nën vijën e varfërisë.

Sipas  kreut të Lëvizjes “Pesë Yje”, bëhet fjalë për një ndihmë ekonomike deri në 780 euro në muaj, e cila do të hyjë në fuqi në mars të 2019-ës.

Një person i papunë do të trajtohet me 780 euro në muaj, ndërsa  një i punësuar por me të ardhura të kufizuara, do të trajtohet me 480 euro në muaj.

Pjesë e paketës do të jenë edhe pensionistët. Me rreth 300 euro në muaj, do të trajtohen ata pensionistë me një pension minimal ose social.

Por, ndihma ekonomike do të jepet nëpërmjet një karte të veçantë debiti, e cila është është e dizenjuar në mënyrë të tillë që ka kontroll të plotë të produkteve të cilat mund të blihen nga përfituesi.

Me kartën, e cila do të lejojë gjurmueshmërinë e të ardhurave për përfituesit, nuk mund të bëhen “shpenzime të konsideruara si jo të domsodoshme si, blerje elektronike dhe zinxhirët e pajisjeve shtëpiake, cigare, apo qoftë edhe një biletë  lotarie.

Nga kjo paketë pritet të përfitojnë edhe emigrantët, pasi është parashikuar mbështetje për këdo që jeton në Itali prej të paktën 10 vitesh.

Lini Nje Koment