FIFA, sistemet e të dhënave kanë rënë në dorë të “hackers”

FIFA, sistemet e të dhënave kanë rënë në dorë të “hackers”

Qeveria e futbollit botëror ka rënë pre e vjedhjeve të të dhënave elektronike, duke ekspozuar detaje sensitive që mund të keqpërdoren nga rrjete kriminale.

Sipas FIFA-s, sistemet e saj të IT, kishin rënë pre e hakersave edhe më parë brenda këtij viti, por vetëm tani është bërë bilanci i ndërhyrjeve në sisteme.

“Jemi të shqetësuar nga fakti që një sasi e konsiderueshme informacioni është marrë në mënyrë të paligjshme. Ne dënojmë çdo përpjekje për të kompromentuar integritetin dhe konfidencialitetin që opinioni ka në institucionin tonë ”, kanë thënë përfaqësuesit e FIFA-s në njoftimin për shtyp.

Ndërkohë ende nuk është bërë e ditur se cilat kanë qenë dosjet ku janë bërë ndërhyrjet.

Kujtojmë se FIFA është sulmuar nga të njëjtët autorë edhe në vitin 2016, në një skandal që më pas solli dhe publikimin e të dhënave dhe testeve anti-doping, dhe hetimeve të bëra për futbollistë të veçantë.

Lini Nje Koment