Dueli i vitit, fiton rusi, shpërthen arena në Las Vegas

Dueli i vitit, fiton rusi, shpërthen arena në Las Vegas

Irlandezi Connor McGregor  ka humbur duelin e vitit të arteve marciale. Rusi Nurmagomedov  ka  triumfuar në një përbalje emocionuese, ndërsa nuk pati pati mundësi të marrë medaljen për shkak të trazirave në arenën e Las Vegasit.

Në Las Vegas feston një rus. Khabib Nurmagomedov, fitoi duelin e vitit në artet marciale ndaj irlandezit Connor McGregor. Suksesi i 27-të në karrierë për luftëtarin nga Dagestani i cili bëri të tijin titullin  e UFC falë një lëvizjeje mjeshtërore në raundin e 4-ët. Nurmagomedov ishte favorit dhe me meritë ja doli ndërkohë që rikthimi i Conor McGregor në UFC nuk ishte ai që irlandezi priste me këtë të fundit që u largua nga ringu kokëulër. Megjithatë edhe pse pritshmëritë dhe interesi për këtë sfidë ishte i jashtëzakonshëm nga e gjithë bota,  në fund mesazhi që u përcoll nuk ishte ai që pritej. Gjithçka degradoi në sherr. Përleshje brenda dhe jashtë kafazit, aq sa për arsye sigurie Nurmagomedovit nuk iu dha medalje para publikut. U vendos që luftëtari rus të linte arenën. Edhe pse këmbënguli që t’i jepej rripi aty, policia i shpjegoi se nuk mund ta bënte diçka të tillë, pasi turma ishte e tërbuar. Nurmagomedov u shpreh se ishte i gatshëm të shkonte edhe në burg nëse kish bërë diçka gabim gjersa u bind dhe më pas së bashku me forcat e sigurisë dhe Policinë la kafazin. 18 mijë fansat e pranishëm në T-Mobile Arena të Las Vegasit u perfshine ne skenat e dhunës në fund. Rusi edhe pas kësaj ndeshjeje mbetet i pamposhtur me 27 fitore dhe asnjë humbje ndërkohë që për McGregor kjo ishte disfata e 4-t në karrierë në UFC, i rikthyer pas një mungesë 2-vjeçare.

Lini Nje Koment