Dorëhiqet ambasadorja e SHBA në OKB

Dorëhiqet ambasadorja e SHBA në OKB

Ambasadorja e SHBA në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley i paraqiti të martën dorëheqjen Presidentit Donald Trump.

Madiet ameRikane komentojnë se dorëheqja e ambasadores Haley, ka kapur në befasi këshilltarin kombëtar për sigurinë John Bolton dhe sekretarin e shtetit Mike Pompeo.

Edhe Presidneti Donald Trump e konfirmoi takimin këtë mëngjes më Harleyn në Dhomën Ovale, ndërsa e cilësoi atë, miken e tij.

Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut u caktua si ambasadore në OKB pas fitores së zgjedhjeve të Trump, pavarësisht se ajo kishte mbështetur fillimisht senatorin e  Floridas, Marco Rubio dhe më vonë Senatorin Ted Cruz, në zgjedhjet presidenciale të 2016.

Me gjithë interesin e lartë të medieve për të mësuar arësyen që ka cuar Haley-n drejt këtij vendimi, kjo ende nuk është bërë e ditur.

Lini Nje Koment