Dodik, Xhaferoviç dhe Komshiç, tre bashkëpresidentët e Bosnjes

Dodik, Xhaferoviç dhe Komshiç, tre bashkëpresidentët e Bosnjes

Milorad Dodik, Shefik Xhaferoviç dhe Zheljko Komshiç, respektivisht anëtarët serbë, boshnjako-myslimanë dhe kroatë, kanë fituar zgjedhjet për presidencën tripalëshe të Bosnjë-Hercegovinës.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bazë të numërimit të deritanishëm të votave, Dodik mori 54,06%, Xhaferoviç  37,30% ndërsa Komshiç 51,14% të votave.

Konservatorizmi etnik i palëve, i rrënjosur tashmë  në shoqërinë komplekse të BH, ka frenuar përpjekjet për reformimin e ekonomisë dhe anëtarësim në organizatat perëndimore.

“Zgjedhjet e djeshme, ashtu si zgjedhjet e mëparshme në Bosnjë, do t’i shërbejnë vijimësisë së bllokimit politik drejt anëtarësimit të vendit në BE dhe NATO,” tha Marko Attila Hoare, analist politik dhe historian për cështjet e Ballkanit.

Lini Nje Koment