Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, të rinjtë e Preshevës diskutojnë hapur

Organizata ‘’Të rinjtë për inovacione 06z’’ për nderë të Ditës Botërore të Shëndëtit Mendor më datë 10 tetor do të organizojë një diskutim të hapur me të rinjtë.

Për të diskutuar në lidhje me shëndetin mendor dhe rëndësinë e tij, faktorët që ndikojnë në mirëqenien mendore si dhe sfidat e të rinjëve në ditët e sotme të ftuar janë profesionistë të fushës së psikologjisë dhe sociologjisë.

Nga fusha e psikologjisë do të flasë znj.Gentiana Memeti Psikologe Klinike dhe kryetare e shoqates “Psika 017” ndërsa nga fusha e socilogjisë është sociolog Ragmi Mustafa nga komuna e Bujanocit.

Diskutimi do të mbahet më datë 10 tetor (ditë e mërkurë) me fillim nga ora 13:00h në ambientet e fakultetit të Novi Pazarit në Preshevë.

Ftohen të gjithë të rinjtë të interesuar qoftë nga shkencat sociale ose psikologjike si dhe të drejtimeve të tjera të ndjekin këtë diskutim të hapur ku do të kenë mundësi të bisedojnë në mënyrë interaktive me panelistët.

Lini Nje Koment