Banderola kundër grekëve, FSHF dënon Partizanin

Banderola kundër grekëve, FSHF dënon Partizanin

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, ka dënuar skuadrën e Partizanit për shkak të banderolës që tifozët shpalosën gjatë ndeshjes kundër Skënderbeut.

“Një grek më pak, një bastard më pak”, shkruhej në banderolën në fjalë. Komisioni i Disiplinës ka vendosur që skuadra e Partizanit të luajë dy ndeshjet e ardhshme pa tifozë.

“KF “Partizani”,për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sendeve të forta brenda rrethimit të fushës se lojës dhe për paraqitje të parullave fyese dhe raciste, në bazë të nenit 66/3/a të KDS, dënohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve pa spektatorë në fushën përkatëse”, thuhet në vendimin e Komisionit të Disiplinës së FSHF-së.

Lini Nje Koment